Këto janë disa metoda natyrale si të zhdukni zbokthin nga flokët tuaj!

  • E.K /
  • 23 May 2022 - 08:46
Këto janë disa metoda natyrale si të zhdukni zbokthin nga flokët tuaj!

Aloe Vera

Kjo bimë është ilaç i mrekullueshëm kundër kruajtjes dhe plagëve të vogla, të shkaktuara nga zbokthi. Aloe verën mund ta përdorni në formë të xhelatinës, apo kremit, e me të duhet bërë masazh i vëmendshëm lëkurës së kokës. Përdoreni në flokë të lagët, para se t’i lani ato me shampo.

Aspirina

Ky ilaç përmban përbërësit e njëjtë sikur edhe shumica e shampove mjekësore kundër zbokthit, acidin salicilik. Thjesht, shtypni dy aspirina dhe shtoni ata në dozën e shampos tuaj të preferuar. Shampon me aspirina lëreni që të veprojë në kokë për disa minuta, e më pas lani flokët me ujë.

Soda e bukës

Soda e bukës mund ta zëvendësojë shampon kundër zbokthit, ndaj duhet fërkuar në flokë të lagëta, duke bërë masazh të mirë, e më pas duhet shpëlarë. Nëse mundeni, mos përdorni as regjenerator të flokëve. Soda e bukës i shkatërron kërpudhat dhe nxitë krijimin e vajrave natyrore të flokëve.

Limoni

Limoni është i dobishëm si kundër formës së yndyrshme, po ashtu edhe kundër formës së thatë të zbokthit, me ç’rast nevojiten rreth dy lugë të lëngut të shtrydhur të limonit, të bëni masazh në flokë të terura, të lihet që të veprojë nja 10 minuta, e më pas të shpëlahet me ujë të vakët. Këtë procedurë mund ta përsëritni edhe pas larjes së flokëve, te zbokthi rezistent.

(Kosova Sot Online)