Dy shenjat më inteligjente të Zodiakut

  • E.K /
  • 01 June 2022 - 09:05
Dy shenjat më inteligjente të Zodiakut

Çdo shenjë e Zodiakut ka tiparet e saj më tërheqëse dhe dy prej tyre mund të mburren me inteligjencën më të madhe.

Astrologët thonë se Ujori dhe Akrepi janë më të zgjuara, për dy arsye të ndryshme.

Personat e lindur në shenjën e Ujorit kanë nivelin më të lartë të inteligjencës analitike, e cila matet me aftësitë njohëse dhe IQ.

Akrepat kanë një lloj inteligjence krejtësisht të ndryshme. Personat e lindur në këtë shenjë kanë një dhunti të pabesueshme për të parë dhe kuptuar botën përreth tyre në një mënyrë shumë realiste.

E gjithë kjo nuk do të thotë se shenjat e tjera të Zodiakut nuk janë inteligjente, por le të themi se në këtë dallohen këta të dy, Ujori dhe Akrepi. Megjithatë, Binjakët dhe Peshorja kanë gjithashtu aftësi të mëdha mendore, ndërsa Gaforrja dhe Peshqit kanë inteligjencë emocionale shumë të theksuar.

Gjithashtu, Demi, Virgjëresha dhe Bricjapi janë të stolisur me një lloj inteligjence praktike, ndërsa shenjat e zjarrit – Dashi, Luani dhe Shigjetari, kanë një intuitë shumë të fortë, e cila i ndihmon të marrin rreziqe të mira dhe të jenë në pozicione drejtuese.

(Kosova Sot Online)