Zgjedhja e Kryeprokurorit të shtetit, momenti i shkëputjes nga lidhja kriminale e drejtësisë me grupin e PRONTO-Mafisë SHIK-iste!

Zgjedhja e Kryeprokurorit të shtetit, momenti i shkëputjes nga lidhja kriminale e drejtësisë me grupin e PRONTO-Mafisë SHIK-iste!
Zgjedhja e Kryeprokurorit të shtetit, momenti i shkëputjes nga lidhja kriminale e drejtësisë me grupin e PRONTO-Mafisë SHIK-iste!

Naim Miftari

  • 01 June 2022 - 07:53

Shkruan: ANALISTI- Naim Miftari

Ne nuk e dimë se kur do ta thot fjalën e vet presidentja Osmani, por e dimë fort mirë se kandidati i KPK-es Blerim Isufaj është vetëm vazhdimi i Pronto-drejtësisë SHIK-iste apo hajgare me drejtësinë e Kosovës. Mos të harrojmë se zgjedhja e Blerim Isufit nga KPK-ja e kapur fort prej SHIK-ut ilegal , i ka shkel të gjitha normat ligjore dhe etike, dhe është kritikuar ashpër nga shtetet e Quintit në krye me ambasadën Amerikane, duke shprehur shqetësimin serioz se KPK-ja është ngutur që në shpejtësi ta zgjedh kryeprokuror kuadrin e regrutuar prej Adem Grabovcit e të Isa Mustafës!

- Nëse Presidentja Osmani dhe Kryeministri Kurti lejojnë që të vazhdohet avazi i vjetër që në këtë rast kryeprokurori i shtetit , por edhe gjyqtarët e prokuror te tjerë vendosen nga Pronto-Mafia politike e SHIK-iste e ish pushtetit që pothuajse KPK-në, KGJK-në , Policinë dhe AKI-në i ka privatizuar pjesë-pjesë për interesat e PDK-së, LDK-së dhe AAK-së, atëherë si kryetarja e shtetit, si dhe kryeministri duhet të japin dorëheqje të menjëhershme dhe me tregu se nuk mundë të mbajnë rend dhe ligj në çerdhen e krimit të organizuar të quajtura kinse institucione shtetërore të drejtësisë, pasi që nga viti 1999 e deri tani 2022 vetëm fukarenjtë e të pakrahët janë dënuar e maltretuar në Kosovë ne Kosoven e kapur.

Pra vetëm për qytetarët e thjeshtë ka vlejtur ligji pasi për krimin e organizuar dhe të korruptuarit që e kanë pasur në mbështetje Mafien e klanit PRONTO, KPK, KGJK, Policia dhe AKI- janë treguar e deshmuar vetëm si mburojë qe benin e po bejne avokatine në mbrojtjen e krimit te urganizuar e te mirestrukturuar deri ne majat e institucioneve te drejtesise!.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".