Nga flokët me sodë dhe majonezë deri te vetullat me ngjitës, zbulohen disa nga truket e bukurisë së yjeve botërore

  • E.K /
  • 13 July 2022 - 11:56
Nga flokët me sodë dhe majonezë deri te vetullat me ngjitës, zbulohen disa nga truket e bukurisë së yjeve botërore

Kuzhina është burim mrekullish për bukurinë dhe këto zonja të famshme përdorin përbërës të ndryshëm që gjenden shpesh në pjatë.

Flokët dhe fytyra kërkojnë kujdes të vazhdueshëm dhe bota e kuzhinës e ka përgjigjen. Këta përbërës dhe produkte mund t’i marrim çdo ditë, ato përdoren nga zonja të famshme si Beyonce, Nicole Kidman, Suki Waterhouse, Blake, Catherine Zeta-Jones e të tjera.

Keçap për kujdesin e flokëve u përdor për disa kohë nga Sienna Miller. Gjegjësisht, kur u ngatërrua duke i lyer flokët në shtëpi, ajo ka theksuar se ka qenë ky produkt që e ka shpëtuar.

– E vetmja gjë që bënte ndryshim ishte keçapi, ndaj më duhej të vendosja salcë domatesh në flokët e mi për rreth një vit e gjysmë, derisa të ktheheshin në normalitet – tha Sienna, flokët e së cilës janë bionde dhe mjaft të brishta.

Modelja Suki Waterhouse përdor pijen e njohur me gaz si shampo.

– Ndonjëherë i shpëlaj flokët me Coca-Cola. Nuk më pëlqejnë flokët kur lahen, janë të këndshëm dhe të çaluar, por Cola i bën të shprishur, sikurse një pyll tropikal – tha Suki.

Çudia e tretë është larg kuzhinës dhe konsumit të përgjithshëm – Beyonce shpesh vendos ngjitës letre në vetullat e saj të errëta.

– Truku im i preferuar i bukurisë është përdorimi i ngjitësit si xheli për vetullat dhe atë në nxehtësi të lartë. Nuk mbyll poret dhe lahet lehtësisht – tha grimieri Sir John, i cili bën grimin e Beyonce.

Në këtë listë është edhe Blake Lively, ajo përdor majonezën.

– Nëna ime më mësoi këtë këshillë vërtet të mrekullueshme bukurie. Para se të bënte dush, ajo aplikonte vaj ose majonezë në gjysmën e poshtme të flokëve. Në këtë mënyrë, kur ajo lahej me shampo, sapuni nuk do t’i zhveshte pjesën e poshtme të flokëve dhe nuk do t’i thante, duke i bërë të brishtë – tha Blake, shkruan Zestradar.

Për flokët e errët kujdeset kolegia e saj Catherine Zeta-Jones me kondicioner birre.

– Unë i trajtoj flokët me mjaltë dhe birrë. Me ditë të tërë ndjej aromën e birrës, e cila është shumë e mirë për flokët e mi – tha Zeta-Jones.

Julianne Hough përdor pastë dhëmbësh me shafran të Indisë, për të cilën ajo pretendon se zbardh dhëmbët e saj.

– Do të mendonit se do të ishte e kundërta dhe se do t’ju njollosë dhëmbët sepse është i verdhë, por në fakt i bën më të bardhë – theksoi Hough.

Nicole Kidman ka të preferuara edhe në kuzhinë, ajo e do shampon me boronicë.

– Nëse keni flokë të kuq, provoni t’i lani me lëng boronicë, dhe nëse jeni bionde, shpëlarja me shampanjë mund të bëjë mrekulli – zbuloi Kidman.