Çfarë mesazhi fshihet pas ëndrrave? Teologu zbulon të fshehtat

  • E.K /
  • 22 September 2022 - 13:52
Çfarë mesazhi fshihet pas ëndrrave? Teologu zbulon të fshehtat

Teologu, Miron Çako, thotë se librat e ëndrrave janë një gënjeshtër e madhe. Çako shprehet se duhet patur shumë kujdes tek besimi i ëndrrave.  

Sipas tij gjatë një lidhje të drejtpërdrejtë në emisionin Ftesë në 5, mesazhi i ëndrrave është shumë manipulues.

“Libri i ëndrrave është një gënjeshtër shumë e madhe. Alegoria e ëndrrave është e pafundme. Secili e sheh ndryshe. Po u futëm në shpjegimin e ëndrrave di të ngatërrohemi më shumë.

Ka njerëz shumë të fiksuar. Nëse ti i jep rëndësi një ëndrre ti bëhesh i fiksuar. Ndaj duhet bërë shumë kujdes.

Nesë neve besojmë 100 përqind me të dëgjuarit të ëndrrave ne shkojmë në rrugë pa krye.

Mesazhi i ëndrrave është shumë manipulues. Njeriu mëson edhe nga përvoja e tij.

Jo gjithmonë ëndrrat duhen besuar. Askush nuk e di të ardhmen as fallxhori asnjë", tha Miron Çako.

(Kosova Sot Online)