Pse Kate Middleton heq dorë nga bizhuteritë e shtrenjta!

  • A.P /
  • 08 November 2022 - 14:49
Pse Kate Middleton heq dorë nga bizhuteritë e shtrenjta!

Princesha e Uellsit na habiti me një palë vathë prej 1.50£ që kishte vënë të enjten nga “Accessorize”.Kate, e cila kishte veshur një fustan poshtë gjurit nga “Gabriela Hearst” prej 1250 £ dhe pallto “Max&Co” prej 460 £, shkoi bashkë me bashkëshortin e saj, Princin e Uellsit, për një vizitë në Scarborough.Ajo i kombinoi vathët “Twisted Circle Drop” me një çantë 295 £ “DeMellier London”, një rrip beli prej 60 £ dhe takat “Boden and Ralf Lauren Cella”.

 

Kate doli me Princin William ndërsa ata vizituan qytetin turistik për të nisur fondet për të mbështetur shëndetin mendor të të rinjve, në një bashkëpunim të kryesuar nga Fondacioni Mbretëror.Dyshja vizituan “The Street”, e cila është një qendër komunitare që pret organizata për të rritur dhe zhvilluar shërbimet e tyre, ku takuan panelin e granteve të të rinjve nga zona që do të shpërndajnë fondet për projektet lokale. Princesha e Uellsit dukej tepër elegante në nuancat e devesë, por këtë herë janë bizhuteritë e saj ato që na tërheqin vëmendjen!

(Kosova Sot Online)