Dieta që për 21 ditë shkrin kilogramët

  • a.p /
  • 02 December 2022 - 16:08
Dieta që për 21 ditë shkrin kilogramët

Dietat rigoroze "ndezin" vetëm në shtigje të shkurtra, e pasi të keni ndaluar me regjimin, kilogramët kthehen me shpejtësinë e dritës. Në mënyrë që të ndryshoni shprehitë e jetës, nevojitet që në mënyrë të caktuar të silleni çdo të 21-n ditë. Prandaj shumë dieta janë organizuar në periudhë prej tri javësh, në mënyrë që trupi t'ju mësohet në një mënyrë si kjo e ushqimit. Varësisht çfarë peshe keni, planet e ushqimit sillen në kategoritë prej 1.200 deri 1.500 kalori, prej 1.500 deri 1.800 kalori dhe prej 1.800 deri 2.100 kalori. Gjatë dietës konsumohet gjashtë herë, afërsisht çdo tri orë. Mos i shmangni as ushtrimet.

 

SHEMBULLI I MENYSË NGA 1.200 DERI 1.500 KALORI:

Kafjalli në ora 9: 2 vezë të ziera, flluska, banane e boronica. Zamra në ora 11: 2 lugë gjalpë nga kikirikët me 1 rriskë keksë orizi. Dreka në ora 13: sallatë me 115 gr mish pule të zier, 150 gr domate, 50 gr spec të freskët, 100 gr sallatë të gjelbër, një lugë vaj dhe uthull. Zamra në ora 2 e 15: 12 bademe. Darka në ora 18: 150 gr mish të bluar me kungulleshkë të bluar, 1 pemë për desert. Zamra në ora 20: kokoshka të pjekura.

SHEMBULLI I MENYSË NGA 1.800 DERI 2.100 KALORI:

Kafjalli në ora 9: 100 gr bollgur, 3 lugë gjalpë bademi, 200 gr fruta të freskët mali. Zamra në ora 11: 1 rriskë bukë integrale me një të katërtën e avokados dhe 50 gr domate. Dreka në ora 13: 230 gr mish të bluar gjeldeti me 100 gr domate, 50 gr qepë, 50 gr speca, një lugë vaj dhe uthull Zamra në ora 15: 1 trangull me 150 ml jogurt grek. Darka në ora 18: 200 gr biftek, 100 gr patate të ziera me një lugë vaj ulliri, 150 gr bishtaja të ziera dhe 50 g kërpudha të shtypura. Zamra në ora 20: 1 banane.

(Kosova Sot Online)