Lexoni edhe:
Afrona as në ëndrra nuk mendon më për Bleron
Pas vrasjes së gruas shtatëzënë Hamide Magashit nga Lipjani brenda oborrit të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, e cila ishte në javën e fundit të shtatzënisë, shkruan gazeta “Kosova Sot Online”.
Ka pasur shumë reagime si nga institucionet poashtu dhe nga fytyrat publike.
Afrona as në ëndrra nuk mendon më për BleronLexoni edhe:
Këngëtarja e njohur Merita Bunjaku lidhur me rastin ka theksuar se qysh nga paslufta askush nuk u mor me rehabilitimin e pasojave që la lufta te një pjesë të shoqërisë sonë.
Postimi i plotë:
Shoqëri e traumatizuar.
Qysh nga paslufta askush nuk u mor me rehabilitimin e pasojave që la lufta te një pjesë të shoqërisë sonë.
Për të mos mjaftuar kjo, shoqëria jonë pësoi edhe një goditje tjetër nga gjendja e rënduar ekonomike, për t’ia bashkangjitur pastaj nivelin tejet të ulët edukativo arsimor të këtyre 20 vjetëve dhe shumë e shumë mangësi tjera, duke filluar nga familja e deri te niveli i atyre që ndajnë drejtësinë.
Ajo çka u mboll po korret tani dhe pasojat po shihen.
Fatkeqësi për ne si popull, fatkeqësi për nivelin në të cilin kemi degradu.
E mërzitur deri në pafundësi nga ajo që pash sonte në oborrin e QKUK-ës
(Kosova Sot Online)