Cila femër nuk dëshiron që të rregullohet!

  • A.P /
  • 11 January 2023 - 14:50
Cila femër nuk dëshiron që të rregullohet!

Duhet vetëm të dini si ta ndani kohën dhe në çfarë të përqendroheni. Nëse dëshironi që pas një dite të lodhshme të dilni të argëtoheni me miqtë, e nuk mund të ndani më shumë se 20-30 minuta për rregullim, ja se çfarë duhet të bëni.

FRESKOJENI TENIN

Nëse me të vërtetë nuk keni kohë të mjaftueshme, teni është gjëja e parë për të cilën duhet të mendoni, pohon Abby Gardner, redaktore e sajtit ‘Marie Claire’. Ajo i rekomandon secilës femër që me vete të ketë fletë për thithje të yndyrës së tepërt në lëkurë. Pasi që me siguri nuk keni kohë që ta lani fytyrën e më pas të aplikoni sërish grim, këto fletë janë gjëja e duhur për përmirësim të shpejtë të grimit, sepse nuk e heqin pudrën, por vetëm tepricën e yndyrës. Kush dëshiron që të dalë në qytet duke shkëlqyer nga yndyra në lëkurë? Abby thotë se këto fletë janë shumë më të mira sesa pudra në formë pluhuri, e cila gjithashtu e thith yndyrën dhe ia heq shkëlqimin fytyrës, por nëse aplikohet disa herë gjatë ditës, fytyra në fund duket më e lodhur dhe më e vjetër. Pas mënjanimit të shkëlqimit të shëmtuar nga fytyra, është koha që t’i zbutni mangësitë, të cilat deri në fund të orarit të punës tashmë kanë filluar që të dalin nga pudra. Christine Mikesell, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”, redaktore e një sajdi për kujdes, thotë se me vete gjithmonë mban korrektor, sepse kjo është mënyra më e mirë që të freskohet fytyra në afat të shkurtër kohor. Aplikojeni pak korrektor nën qeskat e syve, në mënyrë që të dukeni më të pushuara, dhe pa mangësi në fytyrë. Por mos e teproni, këshillon ajo, sepse megjithatë më së miri është kur duket tekstura natyrale e lëkurës. Njëri nga hapat më të rëndësishëm në arritjen e tenit të freskët është ngjyra në faqe.

 

 

Zgjidhja më e mirë janë ngjyrat shumëfunksionale që mund të përdoren edhe në faqe edhe në buzë , e që duken shumë më natyrale sesa të kuqtë në formë të ngurtë. Aplikojini disa pika në krye të mollëzave, e më pas i lyejini ato sipas formës së fytyrës suaj.

APLIKOJENI PAK NGJYRË!

Shumë femra nuk e përdorin për çdo ditë buzëkuqin dhe nuk e marrin atë me vete në punë, por ajo ngjyrë në buzët tuaja mund të bëjë mrekulli kur bëhet fjalë për freskimin e dukjes. Gjithashtu, buzëkuqi është mënyrë e shkëlqyeshme me të cilën mund ta bëni secilin grim pak më solemn. Zgjedhja e ngjyrës varet nga ju, mund të vendosni për ngjyrën klasike të kuqe, ose ndoshta më mirë ju rrinë nuancat e errëta moderne. Gjithashtu, buzëkuqi mundet t’ju shërbejë edhe për mollëza.

RREGULLOJINI FLOKËT!

Nëse keni më shumë se 15 minuta për t’u rregulluar, atëherë keni kohë që ta zbukuroni edhe modelin e flokëve. Gardner këshillon që gjithnjë me vete ta keni një shishe të vogël për stilizim, siç është xheli ose serumi, që zbusin qimet që fluturojnë në të gjitha anët. Gjithashtu, në dyqane të kozmetikës mund të gjeni shishe të vogla me llak për flokë, të bëra në mënyrë të veçantë që të mund të vendosen në çantën e femrës. Nëse ditën e keni filluar me flokë të valëzuar e të shkëlqyer, a pas përfundimit janë të çrregulluar, mos u nevrikosni. Ngritni flokët lart dhe lidhni në bisht. Nëse dëshironi diçka më elegante, bëni gërsheta anësore dhe përdoreni ndonjë zbukurim për flokë. 

(Kosova Sot Online)