Si t'i ngjyrosni shpejt e shpejt 'rrënjët' e flokëve

  • A.P /
  • 23 January 2023 - 14:46
Si t'i ngjyrosni shpejt e shpejt 'rrënjët' e flokëve

Nëse doni që, të paktën për një kohë të shkurtër, ta shtyni shkuarjen te floktari, atëherë provojeni këtë trik të thjeshtë të ngjyrosjes së rrënjëve të flokëve. Ngjyra tjetër e flokëve "të rinj" është e padëshirueshme për të gjithë ne, sidomos më se ka dallim të madh midis asaj ngjyre dhe ngjyrës tjetër, me të cilën i kemi ngjyrosur flokët.

 

PËR RASTET KUR FLOKËT E RINJ JANË MË TË ÇELËT:

- Nëse flokët i keni ngjyrosur me një ngjyrë e cila është më e errët sesa ngjyra natyrore e flokëve tuaja, atëherë aleat në maskimin e flokëve të rinj, me ngjyrë natyrore, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”, mund të jetë hija kozmetike e syve, e ngjyrës së zezë, apo kafe të mbyllët, varësisht nga ngjyra me të cilën i keni ngjyrosur flokët. - Zeshkanet duhet të përcaktohen për ngjyrën kafe të errët të hijes kozmetike, derisa për ato që kanë flokë më të zeza, apo kafe të mbyllëta, preferohet hija e zezë. - Në një brushë të trashë për sy apo më të hollë për bojëkuq, vendosni hije kozmetike, të cilën më pas e vendosni në flokët "e rinj".

PËR RASTET KUR FLOKËT E RINJ JANË MË TË MBYLLËT:

- Nëse flokët i keni ngjyrosur me një ngjyrë më të çelët sesa ngjyra natyrore e flokëve tuaj, atëherë përdoreni shampon për larje të thatë të flokëve, apo "baby pudrën". - Qitni pluhurin në rrënjët e flokëve, apo vendoseni atë me brushë për bojëkuq, duke rregulluar flokët sipas dëshirës.

(Kosova Sot Online)