Si t’ju vërejë simpatia?

  • A.P /
  • 12 February 2023 - 09:56
Si t’ju vërejë simpatia?

T’i afrohesh personit që e do nuk është aspak e lehtë. Çka nëse ai/ajo nuk ju do juve? Apo, ndoshta edhe i keni pëlqyer paksa, por pasi që iu keni vardisur, mendon se jeni “e lehtë”, apo “i marrë”? Mos u shqetësoni, gjërat nuk janë kaq të komplikuara. Por, më lehtë është të thuhet (mos u shqetësoni), sesa të bëhet. Megjithatë, në parim me të vërtetë nuk është aq vështirë t’i afrohesh dikujt, sepse nëse silleni sado-kudo në suaza normale, ai/ajo nuk do të mendojë se jeni person i çuditshëm, që duhet evituar.

 

RRETHANAT E NDRYSHME

Nëse prej më herët e dini se atij personi edhe ju i pëlqeni deri diku, atëherë kjo është gjysma e zgjidhjes. Derisa kaloni pranë tij/saj, buzëqeshni. Apo edhe më mirë, mu para tij/saj hapeni çokollatën dhe ndajeni bashkë – këtë mund ta bëni edhe nëse ai/ajo gjendet në shoqëri. Bile, ndoshta edhe më mirë kështu. Do ta bëni për vete edhe shoqërinë e tij/saj. Ngrënia e përbashkët e ëmbëlsirave është moment i përshtatshëm që të filloni bisedën, e cila në fillim mund të zhvillohet për tema krejtësisht të rëndomta (shkolla, muzika, sporti...), transmeton gazeta “Kosova Sot Online”. Nëse situata është e tillë që tanimë e pëlqeni njëri-tjetrin, atëherë biseda shumë shpejt do të gjallërohet. Një situatë tjerët kemi kur në afërsi të “simpatisë” ndiheni sikur jeni i padukshëm. Atëherë keni nevojë për një mënyrë që të jeni më afër personit që ju pëlqen, si dhe t’ju vërejë ai. Së pari zbuloni se çka i intereson personit që ju pëlqen, kështu që pasi të gjeni tema të përbashkëta të interesimit, filloni të bisedoni për to.

(Kosova Sot Online)