Ja si ndryshon rutina e kujdesit të lëkurës në pranverë

  • A.P /
  • 22 March 2023 - 14:34
Ja si ndryshon rutina e kujdesit të lëkurës në pranverë

Me ardhjen e pranverës ndryshon dhe rutina për kujdesin e lëkurës.

Ky proces ndodh në çdo stinë, kështu që as pranvera nuk bën përjashtim.

Më poshtë keni disa këshilla të cilat do t’ju ndihmojnë që ndërrimi i stinëve të përjetohet sa më lehtë dhe të shndërrohet në kënaqësi.

Mëso se si të përgatisësh lëkurën për ardhjen e pranverës

 

1.Në mëngjes fytyra duhet të pastrohet me xhel pastrues, nëse keni lëkurë të yndyrshme dhe qumësht pastrues, nëse keni lëkurë të thatë. Cili është qëllimi? Të hiqni yndyrën e krijuar gjatë natës.

2.Pastrimi i lëkurës si dhe hidratimi janë procese të rëndësishme, përmes të cilave lëkura juaj do të jetë e freskët dhe e bukur. Në ditët e ngrohta fokusohuni tek hidratimi.

3.Fytyra duhet hidratuar dy herë në ditë, në mëngjes dhe në mbrëmje, duke qenë se pas dimrit lëkura është e thatë. Kështu ajo do të bëhet e butë dhe e freskët, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”. Gjithashtu, duhet të përdorni krem me faktor mbrojtës gjatë ditës.

4.Tonifikimi i lëkurës është një proces që nuk duhet lënë pas dore. Aplikimi i tonikut ju siguron një lëkurë më të freskët dhe pamje më të gjallë.

5.Elementi thelbësor për të pasur një lëkurë të bukur është maska. Aplikimi i maskës në fytyrë ndihmon në ushqyerjen, zbutjen dhe shkëlqimin e lëkurës. Lëkura duhet të jetë e pastër kur të bëhet maska dhe duhet mbajtur 10 deri 15 minuta.

6.Kujdes i veçantë duhet treguar për zonën rreth syve, për shkak se lëkura është më e ndjeshme. Nëse nuk kujdeseni për këtë, do të keni një pamje të lodhur. Aplikoni kremine përshtatshëm kundër rrudhave për këtë zonë dhe për rrathët e zinj, duke siguruar hidratimin e duhur.

7.Përdorni “Primer”

Ky produkt është i domosdoshëm. Ndihmon në një përhapje më të lehtë dhe në një qëndrueshmëri me të gjatë të grimit në lëkurën tuaj.

8.Edhe buzët janë shumë të ndjeshme. Si fillim këshillohet përdorimi i një balsami ushqyes.

9.Hiqni dorë nga kremi pudërPërdorimi i kremit pudër në ditët e ngrohta është i rëndë për lëkurën tuaj. Kjo periudhë është e duhura për përdorimin e kremrave BB dhe jo CC


(Kosova Sot Online)