Çfarë është “Rregulli 12”? Mund t’ju ndihmojë në situatat kur gjithçka shkon keq

  • E.K /
  • 21 May 2024 - 08:51
Çfarë është “Rregulli 12”? Mund t’ju ndihmojë në situatat kur gjithçka shkon keq

Mbani mend këtë rregull në momente të vështira të jetës.

Rregulli i thjeshtë i 12-të, i shpikur nga dr. Daniel Amen, sugjeron që gjërat e këqija ndodhin në mënyrë të pashmangshme, por që ne i lejojmë vetes zemërimin dhe zhgënjimin vetëm pasi gjëja e 13-të të shkojë keq.

Dr. Amen, thotë se ai e praktikon “rregullin 12” sa herë që i duhet të përballet me momente të vështira – ai qëndron i qetë kur 12 gjëra “pëlcasin” gjatë ngjarjeve të tilla si shkuarja me pushime ose shpërngulja dhe zemërimin e shpreh vetëm pas së 13-tës që shkon mbrapsht.

Ai u sugjeron pacientëve të tij që të adoptojnë këtë rregull apo truk psikologjik, në mënyrë që të mund të “përballen” me gjërat e vështira që ndodhin gjatë jetës dhe të mbeten “psikologjikisht të shëndetshëm” dhe “të fortë mendërisht”.

“Dua të flas për rregullin e 12-të, që është diçka që ua mësoj të gjithë pacientëve të mi – është respektimi i faktit që ndodhin gjëra të këqija, por ndihmon të jesh mirë me të”, thotë dr. Amen.

Ai tha se i lindi ideja gjatë një udhëtimi dy-javor në Evropë që mori me familjen për të festuar ditëlindjen e gruas së tij”, shpjegoi Dr. Amen. “Dhe vërtet gjashtë gjëra shkuan keq dhe unë nuk u mërzita fare.’

Dr. Amen tha se ai mban një listë të problemeve të shfaqura në telefonin e tij për t’i ndjekur ato. “Sa më shumë të respektosh faktin që ndodhin gjëra të vështira dhe se mund të përballesh me to, aq më i shëndetshëm je mendërisht”, tha ai.

Shumë nga mbi dy milionë ndjekësit online të Dr. Amen vlerësuan këshillën dhe thanë se do të fillonin të provonin vetë Rregullën 12.

(Kosova Sot Online)