Zbuloni disa vlera ushqyese që mbajnë lëkurën të shëndetshme

  • A.P /
  • 22 May 2024 - 15:04
Zbuloni disa vlera ushqyese që mbajnë lëkurën të shëndetshme

Ndërkohë që ka shumë produkte kozmetike që janë të efektshme për lëkurën e përdoren në mënyrë sipërfaqësore, ka edhe disa suplemente e ushqime që ndihmojnë lëkurën të mos dëmtohet.

Dietologia Jennifer Hanaway ka treguar për “MindBodyGreen” tri vlera ushqyese që ajo i këshillon për lëkurë të pastër.

Aminoacidet

Hanaway ka shpjeguar se pas arritjes së moshës 20-vjeçare, trupi ul nivelin e prodhimit të kolagjenit.

 

Kolagjeni ofron mbështetje për strukturën e lëkurës, muskujt dhe eshtrat. Njerëzit mund të rrisin prodhimin e kolagjenit duke konsumuar me shumë aminoacide, ndërtueset e proteinës.

Sipas dietologes, konsumimi i 100 deri ne 200 gramë proteinë në ditë, do të ishte mënyrë e mirë për të filluar.

Acidi yndyror omega3

Ndërkohë që njerëzit plaken, barriera e lëkurës dobësohet. Këtë e shkaktojnë faktorët e brendshëm trupor si stresi, i cili rrit inflamacionin. Mungesa e vlerave ushqyese e dëmton lëkurën sikurse edhe faktorët e jashtëm dëmtues si ajri i ndotur dhe ekspozimi në diell pa faktor mbrojtës.

Kirurgu plastik, Anthony Youn ka thënë se konsumimi i ushqimit që përmban vlera ushqyese është esencial kur bëhet fjalë për lëkurë të shëndetshme.

“Konsumimi i ushqimeve që janë të pasura më acidin yndyror omega3, përveç që i ndihmon lëkurës, i ndihmon edhe trurit”, ka thënë ai.

Studime të ndryshme kanë treguar se suplementet me omega3 i ndihmojnë lëkurës kundër inflamacioneve.

Coenzyme Q10 (CoQ10)

CoQ10 është enzime që trupi e prodhon në mënyrë natyrale. Kjo enzime mbështet rritjen e qelizave të shëndetshme dhe i mban ato në formë të mirë.

CoQ10 mbron qelizat e quajtura fibroblaste, të cilat e prodhojnë kolagjenin dhe fibrat elakstike, të cilat kontribuojnë në lëkurë pa rrudha. Marrja e CoQ10 si suplemtent ka treguar rezultate të mira për reduktimin e rrudhave dhe përmirësimin e teksturës së lëkurës.

(Kosova Sot Online)