
Lexoni edhe:
Ylli i ‘Home alone’ e zbulon pse u largua nga aktrimi
Fundi i vitit shpesh sjell emocione të papritura, reflektime mbi të kaluarën dhe, për disa shenja të horoskopit, edhe një mesazh surprizë nga një ish-partner.
Sipas astrologëve, lëvizjet planetare të kësaj periudhe favorizojnë rikthimin e kontakteve të vjetra, sidomos në formën e urimeve për Vitin e Ri.
Ylli i ‘Home alone’ e zbulon pse u largua nga aktrimi
Lexoni edhe:
Gaforrja është një nga shenjat më të ndjeshme dhe më e lidhur emocionalisht me të kaluarën. Këtë fundvit, një ish mund të ndjejë nevojën të dërgojë një mesazh të ngrohtë, ndoshta për të mbyllur një kapitull me paqe ose për të shprehur pendesë.
Peshorja, e njohur për marrëdhëniet dhe balancën emocionale, ka gjasa të marrë një urim nga një ish me të cilin ka mbetur respekt i ndërsjellë. Ky kontakt mund të jetë i thjeshtë, por do të zgjojë kujtime të forta.
Akrepi nuk harron lehtë dhe as nuk harrohet. Ish-partnerët e kësaj shenje mund të ndihen të shtyrë të rikthehen me një mesazh misterioz ose emocional, sidomos në ditët e fundit të dhjetorit.
Peshqit, shenjë romantike dhe ëndërrimtare, pritet të marrin një urim të sinqertë, ndoshta me tone nostalgjike. Për ta, ky mesazh mund të jetë emocionalisht i fortë, edhe nëse nuk çon në ribashkim.
(Kosova Sot Online)