Pak po bëhet për ta promovuar kulturën tonë në botë (Foto/Video)
Artistët kosovarë thonë se ka përfaqësime të suksesshme, por institucionet duhet të bëjnë më shumë
Muhamet Bikliqi thotë se kultura jonë jashtë është pak e njohur për shkak të moslëvizjes së lirë. “Si balet kemi pasur rastin të prezantohemi në vendet evropiane, duke ndikuar që sa do ku do ta bëjmë të njohur kulturën dhe vendin tonë”.
Sinan Kajtazi shprehet se sigurisht se në mënyrë individuale artistët kosovarë kanë bërë emër. “Jam shumë i bindur që po i japin imazh shumë të mirë shtetit tonë”.
Dilaver Kryeziu thotë se imazhi i kulturës jashtë është një përgjegjësi e madhe. “ Së pari asnjë herë në institucionet tona nuk ka pasur profesionistë për ta plasuar ndërkombëtarisht kulturën tonë. Për me keq ne nuk kemi atashe kulture nëpër ambasadat tona nëpër botë”.
Agron Mulliqi thotë se tek ne punohet pak për afirmimin e kulturës sonë, apo krijuesve, në këtë rast piktorëve tanë. Galeritë tona punojnë shumë pak për këtë. Më shumë kemi prezantim të kulturës sonë në baza vetiake, me mundin e tyre krijojnë një imazh për kulturën tonë.
(Kosova Sot)