Hapet Panairi i Librit në Frankfurt
Dje ka filluar Panairi i Librit në Frankfurt, Gjermani.
Panairi i Librit i Frankfurtit (i 70-ti me radhë) është panairi më i rëndësishëm i librit në botë, dhe një nga ngjarjet kryesore kulturore e sociale mbarëbotërore. Këtë vit i ftuar nderi i panairit është shteti i Gjeorgjisë.
Marrin pjesë më shumë se 7,300 ekspozues prej më shumë se 100 shteteve. Për pesë ditë me radhë ekspertët e botimit, shkrimtarët dhe entuziastët e kulturës nga e gjithë bota mblidhen në Frankfurt për të shënuar këtë ngjarje.
(Kosova Sot)