Kryetarja e qytetit CALELLA Montserrat Candini priti në takim Ansamblin nga RMV

  • A.P /
  • 03 September 2021 - 18:08
Kryetarja e qytetit CALELLA Montserrat Candini priti në takim Ansamblin nga RMV

Në një atmosferë të ngrohtë kryetarja e qytetit të Calella Montserrat Candini priti në takim ansamblin tonë, respektivisht drejtorin Tolaj, përfaqësuesin e sektorit ndërkombëtarë dhe dy vallëtarë me veshje kombëtare të Kërçovës për ti dhënë ngjyrë e identitet kësaj pritje të veçantë.

Zonja Candini iu dëshiroi mirëseardhje artistëve të ansamblit duke uruar prezantime të suksesshme gjatë netëve në vijim. Në shenjë mirënjohje i dorëzoi drejtorit një pikturë me pamje nga qyteti i Calellas ndërkaq drejtori Tolaj i dhuroi një plis identifikues me llogo të ansamblit, shami, medaljen e ansamblit shoqëruar me çertifikatë - simbole këto që kanë kaluar në identitet të institucionit në udhëtimet dhe takimet e rëndësishme brenda e jashtë vendit

 

Znj. Candini u interesua për kulturën shqiptare në përgjithësi ndërkaq drejtori Tolaj i shpjegon se si fëmijë shpesh kishte dëgjuar në viset tona emrin Katalan. Në fakt shqiptarët dhe Katalanët kanë të përbashkët: dashurinë për vallen, këngën, traditën, paqen dhe lirinë! Njëkohësisht drejtori Tolaj u shpreh i lumtur që në krye të komunës është një zonjë plot energji dhe dinjitet siq është znj. Candini. Ajo falemnderoi përzemërsisht drejtorin dhe tërë trupën që janë bërë pjesë e edicionit të 49-të të festivalit JIF - Jordanes Internationals Folkloriques de Catalonya.

 

(Kosova Sot Online)