Nga lufta ,droga , dashuria e deri te erotika ekstreme

  • A.P /
  • 03 January 2022 - 14:11
Nga lufta ,droga , dashuria e deri te erotika ekstreme

"Shëmbëllente më fort si një çupëlinë. Tentova ta puth, por ajo m’i hiqte buzët dhe i mbante të ngrira. Buzët ia putha,por gjuha nuk depërtoi brenda. Tentova shumë herë, mezi e putha. Ishte një e puthur e ngadaltë dhe e gjatë. Buzët e saj ishin të njoma dhe të freskëta. S’më shqiteshin nga mendja leshrat e gjata. “Çfarë po ndodh me Klodianën?”, - ma ndërpreu puthjen. “E kam harruar.”, - iu përgjigja. Maria pak u largua dhe filloi të zhvishej, i hoqi të gjitha rrobat. Kishte një trup të përkryer, fati më kishte buzëqeshur edhe këtë radhë. Zotat ishin me mua. “Mendoj se të adhuroj.”, - i thashë kësaj bukuroshe. U shtri në divan. Ishte lakuriq, ndërsa drita që i binte nëpër trup, kriojnte ca hije të ndriçuara dhe asnjë qime nuk e kishte në trup. “Baj çfarë të duash me mua.”, - më tha.

Iu afrova, ia preka barkun lehtë, ajo sytë i kishte të mbyllur dhe kokën e ktheu kah dritarja. Rrezet e diellit kishin pikturuar peizazh mbi fytyrën e saj të njomë. Ndonjëherë ndihem sikur e kam parë që çdo gjë që ka për të ndodhur dhe është një makth. Loti doli nga sytë e mi, rrodhi kah faqet drejt buzëve të mia. E kishte shijen e ujit të detit, sepse lotët e të gjithë atyre të dashuruarve i kanë mbushur detrat dhe oqeanet. “Çfarë?”, - më pyeti Maria, e cila e vërejti fytyrën time. “Asgjë, thjesht, më fal, më fal, më fal!”, qaja, nganjëherë edhe me zë..." Fragment nga romani "Ti" i Ilir Muharremit.


(Kosova Sot Online)