Profesionet e VIP-ave para se të bëheshin të njohur

  • A.P /
  • 05 January 2022 - 19:16
Profesionet e VIP-ave para se të bëheshin të njohur

Një listë ku jepen profesionet e VIP-ave hollivudian, nga aktori Leonardo DiCaprio tek Jennifer Aniston, të cilët më përpara në adoleshencë kanë punuar nga sanitare deri te kasiere në supermarkete.

Duket e pabesueshme por ka nga ata VIP-a hollivudian të cilët para se të nisnin rrugën e tyre të artit, kanë ushtruar profesione nga  në vende nga më të thjeshtat dhe të zakonshmet. ‘UsWeekly’ ka publikuar një listë ku aktorët dhe këngëtaret e sukseshme që janë sot më përpara në adoleshencë kanë punuar nga sanitare deri te kasiere në supermarkete.

Cardi B ka punuar si kasiere në një supermarket, në të njëjtën kohë që shkonte dhe në shkollë të mesme. Disa kohë më vonë reperja e pa të pamundur t’i ndiqte të dyja paralelisht.

Taylor Swift ndonëse është dukur shumë delikate gjithmonë në daljet e saj publike, dukur ka punuar si ndihmëse e babait të saj në fermën e tyre, ku prodhoheshin pemë Krishtlindjesh.

Meghan Markle përdori aftësitë e saj për të shkruar bukur, për të prodhuar tekste të ndryshëm si kaligrafiste.

Jennifer Aniston, aktorja e njohur ka pranuar se për herë të parë ajo ka pastruar tualetet.

Kourtney Kardashian është një nga miliarderet më të njohura, por më parë ajo ka punuar si asistente në një produksion filmi.

(Kosova Sot Online)