
Përshkrime reale për lufën në romanin "Ti"

"Beteja e tretë ndodhi në një mëngjes plot Diell. Shkëlqimi ishte i padurueshëm. Po marshonim ngadalë. Dëgjoja gjurmët e hapave të secilit ushtarë teksa shkelnin baltën. Pothujase, këmbët e tyre fundoseshin dhe krijonin ca gropëza të ndritshme. Dheu ishte ngjyrë gjaku.
E shikoja komandantin që as syri nuk i dridhej teksa marshonte në heshtje. Hapat i bënim të ngadalësuar, dëgjonim vetëm cicërrima zogjësh dhe zëra të insekteve. Fletët lëviznin nga një erë e lehtë. Fillova të humbisja edhe lodhjen, të gjithë ne ushtarët ishim mishëruar njëri me tjetrin, ishim si vëllezër, e babë e kishim komandantin. Përnjëherë komandanti dha urdhër që secili ta zinte pozicionin e tij...
" Fragment nga romani "Ti" i Ilir Muharremit.
(Kosova Sot Online)