Nesër hapet ekspozita multietnike në Bibliotekën Kombëtare

  • A.P /
  • 03 March 2022 - 22:31
Nesër hapet ekspozita multietnike në Bibliotekën Kombëtare

Nesër e premte në orën 12:00 në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës, hapet ekspozita kolektive multietnike nga fusha e artit pamor. Kjo ekspozite është simbol i integrimit të kulturave të ndryshme të shumë nacionaliteve në Kosovë. Artistët në veprat e tyre prezantojnë kulturën e tyre duke u nisur nga etnografia, kostumografia, jetesa, puna, jeta sociale, psikologjia.

Qëllim tjetër i kësaj ekspozite është që të gjitha nacionalitete që jetojnë në kosovë duke u nisur prej turqve, boshnjakëve, serbëve.... në piktura të pasqyrojnë kulturën e tyre dhe të analizohen elementet e përbashkëta, andaj kjo ekspozitë tregon që jetesa, solidariteti, pranueshmëria, duhet të jenë në nivel të njejtë me barazi, pa bullizime, pa ndasi dhe pa urrejtje. Të jetojmë të gjithë sëbashku.

Artistët prezantohen me piktura nga arti abstrakt, realist, ekspresiv... Kuratori i ekspozitës është kritiku i artit Ilir Muharremi. Ekspozita u mbështet nga Ministria e Kulturës. Ekspozitë kolektive

Artistët pjesmarrës janë: Albiona Berisha Aylin H. Birvenik Besim Gashi Bajram Mehmeti Daut Hamolar Drilosh Shoshi Diella Valla Farija Mehmeti Hajrush Fazliu Haxhi Kastrati Meli Zenku Naim Spahiu Rifat Kasapolli Sadri Morina Taulant Qerkini – Tak Tomislav Trifiç.


(Kosova Sot Online)