'ÇARPINTI' ka tërhequr vëmendjen e publikut që në nisje

  • A.P /
  • 18 September 2025 - 07:50
'ÇARPINTI' ka tërhequr vëmendjen e publikut që në nisje

Seriali turk “Çarpıntı” ka nisur zyrtarisht transmetimin, duke mbajtur premtimin për emocione të forta, dramë familjare dhe histori që prekin zemrën, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Episodi i parë u transmetua më 7 shtator 2025 në Star TV, duke tërhequr vëmendjen e publikut dhe kritikës që në nisje.

Në qendër të serialit qëndrojnë dy familje që përplasen tragjikisht pas një aksidenti të dhimbshëm, ku zemra e vajzës së një familjeje shpëton jetën e vajzës së tjetrës. Por kjo nuk është veçse pika e nisjes për një sërë ngjarjesh të mbushura me emocione, sekrete dhe përplasje të forta njerëzore.

Kerem Bürsin, Sibel Taşçıoğlu dhe Lizge Cömert sjellin në ekran personazhe të ndërlikuara dhe të thella, nën regjinë e Burcu Alptekin dhe me skenar nga Deniz Dargı, Cem Görgeç dhe Mevsim Yenice.

Seriali është një prodhim i OGM Pictures dhe pritet të jetë një nga sukseset më të mëdha të sezonit televiziv në Turqi dhe më gjerë.

Image

(Kosova Sot Online)