Përfundon me sukses Sesioni i XXI Shkencor në Rozhajë

  • A.P /
  • 23 September 2025 - 17:26
Përfundon me sukses Sesioni i XXI Shkencor në Rozhajë

Në qytetin e Rozhajës u përmbyll me sukses të plotë Sesioni i XXI Shkencor, një ngjarje e rëndësishme akademike që mblodhi së bashku studiues e intelektualë nga trojet shqiptare dhe diaspora, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Në këtë sesion morën pjesë studiues nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, si dhe nga Mërgata shqiptare, duke ofruar kumtesa e diskutime me vlera të mëdha për trashëgiminë kulturore dhe historike të shqiptarëve me organizator Mr. Nue Oroshi.

Ky aktivitet ishte pjesë e ciklit të organizimeve nga Shoqata "Trojet e Arbrit", e cila përmbyll kështu muajin e Trojeve të Arbrit me një seri ngjarjesh të suksesshme: dy sesione shkencore të mbajtura në Suharekë dhe Rozhajë, akademinë përuruese në Prishtinë, si dhe botimin e një libri enciklopedik prej 858 faqesh, i cili përmbledh kontributet dhe studimet më të reja në fushën e historisë dhe kulturës shqiptare.


(Kosova Sot Online)