Ngjarje kulturore me ndjenja të përziera për shqiptarët!
Shkruan: Florim Zeqa
Fotoreportazh nga Italia
Në pasditën e së dieles së 26 tetorit 2025, në Pieve Di Soligo (TV-Itali) u mbajt Edicioni i Parë i festivalit kulturor “Mosaico Di Culture” (Mozaiku i Kulturave), nën moton “Bellezza Della Conoscenza” (Bukuria e Njohjes). Sikurse ngjyrat e vjeshtës ishin mbledhur mërgimtarët nga mëse 20 vende të botës. Secili nacionalitet e kishte një bukuri të veçantë të veshjeve tradicionale, të valleve, kulturës, traditës dhe historisë, ku të gjitha së bashku e përbënin mozaikun e diversitetit kulturor. Bashkëjetesa dhe diversiteti kulturor janë vlera të një bote të re që po e ndërtojmë.
Homazh për artistin e madh Arif Musaj
Kësaj radhe shqiptarët u përfaqësuan nga Grupi Artistik “Bajram Curri” me vallet tradicionale nga trevat shqiptare! Tenda e përbashkët me mbishkrimin ‘Albania-Kosovo’, e zbukuruar për mrekulli me ngjyrat e flamurit kuq e zi dhe simboleve tjera kombëtare. Nga largësia dalloheshin prej vizitorëve të shumtë dy flamujt e dy shteteve shqiptare, një kolorit ky tashmë është i kthyer në traditë në aktivitetet e mërgatës sonë.
Moderatori i kësaj ngjarje, Andrea Borton me një simpati të madhe e ftojë në skenë grupin e përbashkët artiastik Shqipëria-Kosova, duke paralajmëuar tingujt magjeps të daulles shqiptare.
Moderatori bashkë me grupin e ftojë edhe veprimtaren Etleva Petriti për të prezantuar në gjuhën shqipe dhe italiane katër vallet e bukura tradicionale shqipe nga trevat etnike: Vallja e Tropojes, Shqipet e Drenicës, Kërce moj çikë Tropoje, Valle Came dhe këngën Shqipëri o nëna ime (kënduar me pasion nga këngëtarja e re, por shumë e talentuar, Isabella Shabi).
Paraprakisht moderatori e nderoj me disa fjalë udhëheqësin e grupit artistik “Bajram Curri”, të ndjerin Arif Musaj, i cili para disa ditësh iku papritmas nga kjo botë, po citoj: “Arifi i kishte filluar përgatitjet për këtë festë kulturore dhe kishte premtuar që do t’i sjellë 18 valletare të mrekullueshme shqiptare dhe se kjo do të jetë një festë e jashtëzakonshme. Por, Arifi sot nuk është në mesin tonë, Ai vallëzon diku në qiell. Ta përshendesim të gjithë me duartrokitje, nuk do ta harrojmë asnjëherë”!
Pas përfundimit të përformancës së shkëlqyer në skenë të grupit artistik “Bajram Curri”, moderatori e vendosi Plisin e Bardhë në kokë si shenjë nderimi për shqiptarët.
Më pas e ftojë në skenë, bashkëshorten e artistit Arif Musaj, zonjen Famire (Hysenaj) Musaj për një paraqitje të shkurtër para të panishmëve. Ajo edhe pse me zemër të thyer për mungesën e bashkudhëtarit të jetës, ndër të tjera i tha këto fjalë: ”Faleminderit të gjithëve, ishte kjo një paraqitje e veçantë për mua dhe familjen time, për grupin e valleve “Bajram Curri” dhe besoj për të gjithë komunitetin shqiptarë në përgjithësi. Ne do ta vazhdojmë aty ku e ka lënë Arifi, do të përpiqemi të bëjmë të njëjtën që e bëri Ai, për këtë do të angazhohemi me tërë forcën shpirtërore”!
Pas kësaj fjale emocionuese të Fatmires, moderatori e kërkojë një minutë heshtje për Arif Musaj, duke thënë, se e kemi të vështirë në këso rastes ta bëjmë një gjë të tillë shkaku prezencës së madhe, por këtë e kemi për obligim ta bëjmë për mikun tonë të respektuar!
Arif Musaj, shqiponjë në tokë dhe shqiponjë në qiell
Duhet theksuar se Arif Musaj ishte prezent në të gjitha festat multietnike dhe ato nacionale të mërgatës sonë.
Arif Musaj ishte shqiponjë në tokë dhe tani shqiponjë në qiell!
Pak rëndësi ka sa jetojmë në këtë botë, rëndësi kanë veprat që i lëmë pas!
Arifi e ka lën pas një shekull me vepra në shërbim të mërgatës sonë!
Largimi i parakohshëm tij lë një boshllëk të madh dhe të pakompensueshëm në aktivitetet e mërgatës, por edhe në zemrat e të gjithë atyre që e njohën dhe bashkëpunuan me të.
Ishte mjeshtër dhe koreograf i vallëzimit nga i cili kanë mësuar shumë gjeneratat e reja kudo në shkollat shqipe dhe grupet e vallezimit, në eksplorimin e valleve të bukura shqipe me motive nga të gjitha trevat shqiptare.
Arif Musaj ishte një artist i madh, i paarritshëm dhe i papërseritshëm me stilin e tij karakteristik të vallëzimit dhe jo vetëm, me një gamë të gjërë të aktiviteve dhe veprimtarisë atdhetare gjithandej mërgatës shqiptare në Itali dhe përtej kujijve të shtetit italian.
Në këtë manifestim kulturor ishin të pranishëm shumë personalitete të njohura të mërgatës sonë, si: afaristi i njohur Muharrem Salihu (President i Confimpresa Italia- Venezia dhe kandidatë për Asamblenë Rajonale të Venetos), Edlira Cami (po ashtu kandidate për Asamble Rajonale), Migena Hajdari, Florim Zeqa (publicist), veprimtarët Hamdi Musaj, Veli Sinani, Ervin Ramaliu (këshilltar në komunën Azzano Decimo) dhe prindërit e nxënesve (valletareve) të grupit “Bajram Curri”.
Në fund ia vlenë për të theksuar, se promotor të grupit artistik “Bajram Curri” ishin vëllëzërit Mumin Brezaliu (koordinator) dhe Muamer Murtezani (koreograf), të cilët e kanë një përvojë të gjatë në organizimin e eventeve dhe aktiviteteve kulturore në mërgatën tonë.
(Kosova Sot Online)
