Shoqata 'Trojet e Arbrit' shtyn mbajtjen e demostratës në Prizren
Shoqata "Trojet e Arbrit" shtyn mbajtjen e demostratës se planifikuar më 28 nëntor 2025, në Prizren për Muranën e Gjergj Kastriotit deri në marrjen e një vendimi nga Institucionet e Kosovës
Shoqata "Trojet e Arbrit" njofton gjithë opininin shqiptar se demostrata që është planifikuar të mbahet më datën 28 nëntor 2025, në Prizren për Muranën e Gjergj Kastriotit është shtyrë. Pas konsultimeve që ka bërë kryesia e Shoqatës "Trojet e Arbrit" dhe këshillat nga miqtë tanë nga politika amerikane dhe ajo gjermane kemi ardhur në përfundim që ta bëjmë shtyrjen e demostratës.
Demostrata shtyhet deri në marrjen e një vendimi nga Institucionet e Republikës së Kosovës,Qendra Rajonale për Trashegimi Kulturore e Prizrenit si dhe Komuna e Prizrenit.
Pasi të kemi një vendim do të marrim hapat e mëtutjeshem. Po ashtu shfrytëzojmë rastin të falënderojmë të gjithë intelektualët që në vitin 2025 na ndoqën me përkushtim të madh ku vetëm mbrenda këtij viti Shoqata "Trojet e Arbrit" mbajti 3 sesione të mëdha shkencore, 4 akademi promovuese dhe botoi 3 vepra enciklopedike me 1600 faqe material shkencor.
Kryesia e Shoqates "Trojet e Arbrit"-Nue Oroshi Kryetar
(Kosova Sot Online)
