Shefja e Kushtetueses shpenzon 36 mijë euro për aviobileta (Dokument)
Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës, e cila udhëhiqet nga Arta Rama-Hajrizi, ka shpallur fituesin e tenderin për furnizim me bileta aeroplani.
Sipas njoftimit për dhënie të kontratës, tenderin e Kushtetueses në vlerë prej rreth 36 mijë euro e ka fituar agjencioni ‘Altavia Travel’ për një periudhë prej 36 muajve.
Në këtë tender të Kushtetueses kishte më pak se 3 oferta, përkatësisht dy, përderisa oferta fituese ka qenë vetëm për 36 euro më e lirë se oferta e kompanisë tjetër, raporton ‘Infokusi.com’.
Përndryshe, institucionet e Kosovës vazhdojnë të shpenzojnë shuma të mëdha për udhëtime zyrtare jashtë vendit, nga të cilat marrin edhe mëditje të majme.
(Kosova Sot)