Urdhri për prerjen e kokës së 26 vjeçarit shqiptar u dha nga Shqipëria

  • 25 May 2016 - 12:25
Urdhri për prerjen e kokës së 26 vjeçarit shqiptar u dha nga Shqipëria

Policia greke ka identifikuar autorët e vrasjes së 26-vjeçarit shqiptar, Bledar Terpollari i cili u vra e më pas iu pre koka në një fshat në Igumenicë.

Nga të dhënat paraprake, identifikimi i tyre është bërë falë dëshmisë së bariut shqiptar, i cili u arrestua dy ditë më parë. 

28-vjeçari pohoi para grupit hetimor se 3 shqiptarë e detyruan që ai të tregonte se ku rrinte Terpollari, raportojnë mediat shqiptare.

Sipas mediave greke urdhir për ekzekutimin e tij u dha nga Shqipëria, ndërsa mendohet se gjthçka lidhet me prishjen e pazareve të drogës.

(Kosova Sot)