Vrasja e 16-vjeçarit/Gjykata jep vendimin

  • A.P /
  • 29 April 2024 - 22:35
Vrasja e 16-vjeçarit/Gjykata jep vendimin

Gjykata e Elbasanit dha dënimin për 4 adoleshentët të cilët vranë bashkëmoshatarin e tyre në Gramsh në maj të vitit 2023,  transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ergi Karaj u dënua 12 vite burg për veprën penale të vrasjes në rrethana cilësuese, 10 vite burg për veprën penale plagosje dhe 10 vite burg për vrasje të mbetur në tentativë dhe 5.5 vite për armë mbajtje.

Në total ai u dënua 27 vite burg dhe me gjykim të shkurtuar Gjykata vendosi përfundimisht 18 vite burg.

Orgito Çarçiu u dënua për katër vepra penale 21 vite burg dhe në gjykim të shkurtuar ai do të v uajë 14 vite burg.

Xhonatan Çekrezi u dënua nga gjykata për 4 vepra penale me 12 vite burg, në gjykim të shkurtuar 8 vite.

Ndërsa Stiven Murati u dënua nga gjykatsa me 10 vite burg dhe me gjykim të shkurtuar do të vuajë 6 vite e 8 muaj burg.


(Kosova Sot Online)