Mustafa: Kandidatët e emëruar për komisionin për mbrojtjen e konkurrencës formalisht i plotësojnë kushtet

  • 25 May 2016 - 12:31
Mustafa: Kandidatët e emëruar për komisionin për mbrojtjen e konkurrencës formalisht i plotësojnë kushtet

Kryetari i komisionit për zhvillim ekonomik tregti dhe industri Muhamet Mustafa në një prononcim për Gazetën Kosova Sot sqaroi se Komisioni në bazë të nenit 62 të Rregullores së Kuvendit të Kosovës në mbledhjen e mbajtur më 26 prill 2016, pasi shqyrtoi listën e kandidatëve për anëtarë të Komisionit për Mbrojtjen e Konkurrencës, të propozuar nga Qeveria më 6 prill dhe 20 prill 2016 ka vendosur që Kuvendit të Kosovës t'i paraqesë këtë rekomandim: Të mos miratohet propozimi i Qeverisë për emërimin e kandidatëve për anëtarë të Komisionit për Mbrojtjen e Konkurrencës.

Mustafa tha se pas shqyrtimit të listës së kandidatëve të propozuar nga Qeveria, Komisioni përmes një shkrese drejtuar Kuvendit të Kosovës dhe Kryesisë së Kuvendit, ka konstatuar se kandidatët e propozuar formalisht i plotësojnë kushtet për t'u zgjedhur anëtarë të Bordit të Komisionit për Mbrojtjen e Konkurrencës, por megjithatë, sipas Mustafës, disa nga anëtarët eKomisionit theksuan se duke u nisur nga specifika e punës së këtij Komisioni dhe kërkesat profesionale për këtë disa nga anëtarët e propozuar në këtë bord nuk i kanë referencat e nevojshme nga aspekti profesional në fushën e mbrojtjes së konkurrencës.

Sipas Mustafës, meshumicë votash 3 kundër dhe 2 pro kësaj liste dhe me 2 abstenime,Komisioni i ka rekomanduar Kuvendit të Kosovës që mos të miratohet propozimi i Qeverisë për këta kandidatë. Andaj për fatin e këtyre personave do të vendosë Kuvendi i Kosovës.

(Kosova Sot)