Tahiri: Në rastin e Manastirit të Deçanit Gjykata Kushtetuese ka legjitimuar një vendim të vitit 1997

  • 25 May 2016 - 16:13
Tahiri: Në rastin e Manastirit të Deçanit Gjykata Kushtetuese ka legjitimuar një vendim të vitit 1997

Adonis Tahiri zyrtar për media në Lëvizjen Vetëvendosje në një prononcim për Gazetën Kosova Sot ka thënë se: "Është e rëndësishme që Gjykata Kushtetuese, si institucion i Republikës së Kosovës, të ketë pavarësi dhe të vendosë sipas Kushtetutës së Republikës sonë. 

Në rastin e Manastirit të Deçanit, konsiderojmë se, për fat të keq, Gjykata Kushtetuese ka legjitimuar një vendim të vitit 1997, me të cilin Qeveria e atëhershme e Serbisë ia kishte dhuruar pronat e ndërmarrjeve shoqërore "Iliria" dhe "Apiko" Manastirit të Deçanit. Kjo për ne është legjitimim i pjesshëm i okupimit kriminal. Për ne, ky vendim i Gjykatës Kushtetuese është i papranueshëm", tha Adonis Tahiri nga lëvizja "Vetëvendosje"

(Kosova Sot)