Sot kishte ditëlindjen, aksidentohet fëmija 8-vjeç

  • 26 May 2016 - 23:17
Sot kishte ditëlindjen, aksidentohet fëmija 8-vjeç

Në ngjarje e rëndë ndodhi pasditen e së enjtes në aksin Korçë-Pogradec.Një fëmijë 8 vjeç u aksidentua për vdekje nga një automjet pranë fshatit Symiz. Viktima është me iniciale D.A. nga Maliqi.

Ajo që e bën edhe më tragjik këtë aksident është fakti se sot ai festonte ditëlindjen. Policia tha se ka ndaluar Aleks Kovanin, 39 vjeç drejtues i automjetit tip “Benz” me targë AA 612 JK që shkaktoi aksidentin.

Fëmija u përplas në përpjekje për të kaluar rrugën.

(Kosova Sot)