Merr flakë avioni, evakuohen 300 pasagjerë (Foto)

  • 27 May 2016 - 11:58
Merr flakë avioni, evakuohen 300 pasagjerë (Foto)

Më shumë se 300 pasagjerë dhe ekuipazhi janë evakuuar nga një avion Korean në Tokio, i cili mori flakë ndërkohë që ishte ende në pistë.

Fluturimi 2708 pritej të nisej nga aeroporti Haneda për në Seoul të premten në mëngjes.

Nuk ka pasur të lënduar dhe ende nuk dihen shkaqet e zjarrit.

Në këtë aeroplan gjendeshin 302 pasagjerë dhe 17 anëtarë të ekipit të fluturimit.

ImageImage

(Kosova Sot)