Sulmohet zyrtari policor në Mitrovicë

  • 30 May 2016 - 16:10
Sulmohet zyrtari policor në Mitrovicë

Në raportin e fundit të Policisë së Kosovës thuhet se në rajonin e Mitrovicës, gjatë 24 orëshit të fundit, ka ndodhur një sulm fizik ndaj një zyrtari policor, me ç’rast i sulmuari ka marrë lëndime trupore, dhe më pas ka marrë trajtim mjekësor.

Dy persona e kanë sulmuar zyrtarin policor, ku më pas, me urdhër të prokurorit, të dyshuarit dërgohen në mbajtje.

Po ashtu gjatë 24 orëve të fundit, në komunën e Skenderajt tre persona, pas një mosmarrëveshje, janë përleshur fizikisht më një person tjetër, me ç’rast të njëjtit kanë pësuar lëndime trupore, si pasojë e përdorimit të mjeteve të mprehta – thikave.

Të dyshuarit dhe viktima kanë pranuar tretman mjekësor, derisa me urdhër te prokurorit dy nga të dyshuarit dërgohen ne mbajtje ndërsa një lirohet ne procedure te rregullt.

(Kosova Sot)