Irani kërkon nga SHBA-të të sigurojnë bankat për biznes

  • 31 May 2016 - 17:53
Irani kërkon nga SHBA-të të sigurojnë bankat për biznes

Irani i ka bërë thirrje Shteteve të Bashkuara që të bëj më shumë për të siguruar bankat evropiane se ato mund të bëjnë biznes me republikën islamike.

“Duket se ekziston një ngarkesë psikologjike”, ka thënë ministri i jashtëm iranian, Mohammad Javad Zarif gjatë qëndrimit në kryeqytetin finlandez, Helsinki.

“Disa shtete evropiane, edhe disa banka të Evropës, vazhdojnë të jenë të shqetësuara rreth ndëshkimeve nga SHBA-të”, ka thënë më tej ai.

Sanksionet ekonomike kundër Iranit janë hequr në janar, veprim ky që ishte pjesë e marrëveshjes bërthamore në mes të Teheranit dhe fuqive botërore, sipas së cilës Irani duhej të kufizonte aktivitetin bërthamor në këmbim të lehtësimit të sanksioneve ndërkombëtare.

Mirëpo Irani po ka vështirësi që të ketë qasje në financa jashtë shtetit, pasi shumë banka i frikësohen shkeljes së ndalimeve të vendosura nga SHBA-të.

(Kosova Sot)