Rrëfimi i nënës së dëshmorit Altin Haskaj, që ishte i pari i “Shqiponjave të Zeza”

  • 03 June 2016 - 21:47
Rrëfimi i nënës së dëshmorit Altin Haskaj, që ishte i pari i “Shqiponjave të Zeza”

Në Deçan sot është përkujtuar dëshmori Altin Haskaj. Nëna e tij Shkurta tregoi historinë rrëqethëse se si arriti t’i tërheq eshtrat e djalit të saj nga vendi ku u vra i cili ishte i rrethuar me forca serbe. Në ndihmë i doli edhe një mike e saj.

Me 3 qershor të vitit 1998 në malet e Deçanit u vra pjesëtari i parë i njësisë speciale të UÇK’së “shqiponjat e zeza”,  Altin Haskaj.

Ndërsa, tani pas 18 vjetësh nëna e tij thotë se trupin e të birit nuk kishte mundur ta shohë deri në nëntor, e atëherë ishte takuar vetëm me eshtrat e tij.

Ajo i kishte dërguar eshtrat e tij në fshatin Jerzniq të Deçanit.

(Kosova Sot)