Ja sa maturantë kanë aplikuar deri tani për testin e maturës

  • A.P /
  • 05 June 2026 - 15:45
Ja sa maturantë kanë aplikuar deri tani për testin e maturës

Që nga 1 qershori e deri tani, në platformën online kanë aplikuar rreth 8 mijë maturantë nga 18 mijë sa pritet të aplikojnë për testin e maturës shtetërore, i cili do të mbahet më 20 qershor.

Kështu kanë bërë të ditur drejtues të Ministrisë së Arsimit. Ndërkaq, njohës të fushës së arsimit vlerësojnë se ligji i ri i maturës do të rrisë kontrollin sa i përket mbarëvajtjes së testit. Rezultatet e testit do të shpallen, më 29 qershor.

Më 20 qershor rreth 18 mijë maturantë do t’i nënshtrohen testit të maturës shtetërore. Edhe këtë vit aplikimi po bëhet në platformën online eKosova. 

(Kosova Sot Online)