Të rinjtë në veri të Mitrovicës, nuk dëshirojnë të jetojnë në Kosovë

  • 24 June 2016 - 23:28
Të rinjtë në veri të Mitrovicës, nuk dëshirojnë të jetojnë në Kosovë

Më shumë se 80 për qind e të rinjve serbë do të donin që të largoheshin nga veriu i Kosovës, nëse do të kishin mundësi.

Ky është rezultati i një sondazhi të kryer nga Klubi Edukativ “Sienergjia” nga Mitrovica.

Arsyeja kryesore, sipas sondazhit, është papunësia, e përcjellë me dhunën në familje, sistemin e dobët arsimor dhe krimin mes të rinjve, transmeton Koha.net.

Rezultati i sondazhit me të rinjtë e moshës 15 deri në 31 vjeç është se 81 për qind e tyre do të largoheshin menjëherë nga veriu i Mitrovicës.

(Kosova Sot)