45 aksidente dhe 1124 gjoba gjatë ditës

  • 30 June 2016 - 09:53
45 aksidente dhe 1124 gjoba gjatë ditës

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë njëzetekatër orëve të fundit janë shënuar 45 aksidente trafiku, prej të cilave 12 kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 33 të tjera me dëme materiale.

Ndërsa ndaj të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që kanë thyer rregullat e trafikut janë shqiptuar 1124 gjoba kundërvajtëse.

(Kosova Sot)