BE-ja dënon tentativën për grusht shteti në Turqi

  • 16 July 2016 - 15:51
BE-ja dënon tentativën për grusht shteti në Turqi

Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë, Federika Mogerini, së bashku me Komisionerin e BE-së për Zgjerim, Johannes Hahn, kanë dënuar tentativën për grusht shteti në Turqi.

“Dënojmë tentativën për grushti shtetit në Turqi dhe ripërsërsim mbështetjen e plotë ndaj institucioneve demokratike të Turqisë”, thuhet në komunikatë. Brukseli shprehet se është në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet turke dhe po ndjek nga afër situatën.

Në deklaratë shprehet keqardhje për jetët e humbura si dhe kërkohet që të veprohet me përgjegjësi në mënyrë që t’i jepet fund përdorimit të dhunës.

(Kosova Sot)