Vdes një këmbësor pasi goditet nga vetura

  • A.P /
  • 28 May 2026 - 12:15
Vdes një këmbësor pasi goditet nga vetura

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka konfirmuar se një person ka vdekur si pasojë e goditjes nga një veturë.

Mjeku kujdestar e ka konstatuar vdekjen e viktimës në vendin e ngjarjes, derisa drejtuesi i veturës është larguar nga aty.

“Një veturë e ka goditur një këmbësor, mjeku kujdestar e ka konstatuar vdekjen e viktimës në vend të ngjarjes.Vozitësi është larguar nga vendi i ngjarjes. Prokurori i rastit dhe njësiti i aksidenteve janë në vendngjarje”, ka thënë Gashi.

(Kosova Sot Online)