Kapen me drogë e thika, më pas sulmojnë policët në Fushë-Kosovë

  • 23 July 2016 - 14:32
Kapen me drogë e thika, më pas sulmojnë policët në Fushë-Kosovë

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj shqiptarë pasi që gjatë kontrollit në veturën e tyre janë gjetur dhe konfiskuar dy cigare të mbushura me substancë të dyshuar narkotike të llojit “Marihuanë” si dhe dy thika.

Të dyshuarit gjatë arrestimit kanë kërcënuar zyrtarët policor dhe i kanë goditur të njëjtit fizikisht duke u shkaktuar lëndime të lehta trupore, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Pas intervistimit me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

(Kosova Sot)