Ndërron jetë në moshën 45-vjeçare gazetarja Letizia Leviti
Gazetarja e Sky Tg24, Letizia Leviti ka ndërruar jetë në moshën 45-vjeçare. Ish-drejtori i informacionit, Emilio Carelli përmes një postimi në rrjetet sociale ka bërë me dije lajmin e hidhur. “Lamtumirë Letizia Leviti, mike e mrekullueshme, kolege me talent të madh. Do të jesh përgjithmonë në zemrat tona.” shkruan Carelli.
Letizia Leviti ka ndërruar jetë në shtëpinë e saj në Bagnone, Lunigiana, pas një sëmundjeje të rëndë që e kishte prekur dy vite më parë. Gazetarja e Sky Tg24 ishte nëna e 3 fëmijëve. Pas diplomimit në filozofi dhe filologji në vitin 1995, Letizia bashkëpunoi me disa gazeta, duke përfshirë, “Corriere Apuano” dhe “La Nazione” në Pisa dhe Carrara.
(Kosova Sot)