Kosova e humbi shansin e papërsëritshëm historik të anëtarësimit në Këshillin e Evropës

Kosova e humbi shansin e papërsëritshëm historik të anëtarësimit në Këshillin e Evropës

Gjon Keka

  • 19 May 2024 - 08:56

Shkruan:Politiologu- Gjon Keka

Është e qartë se Kosova si shtet moti i ka plotësuar kriteret për të qenë pjesë e Këshillit të Evropës, por duke ditur se sot gjeopolitika ka ndryshuar mjaftë shumë; përplasja e dy sistemeve ideologjikopolitike globale atyre autokratike në njërën anë dhe demokratike në anën tjetër ,ka bërë që Kosova të pengohet dhe t'i hidhen gurët rrugës deri në mos futje as në rend të ditës dhe as të përcaktimit të një date tjetër.

 

Kjo tregon se Kosova si shtet me forcat e veta nuk mund të anëtarësohet në asnjë organizatë e as në Bashkimin Evropian dhe në NATO. U pa edhe së fundi se si Kosova tentojë të anëtarësohet vetë pa i dëgjuar dhe as pa marrë përkrahjen e SHBA dhe vendeve tjera mike, dhe rezultati u pa , është zhgënjyes. Vetëm duke punuar ngushtë dhe bashkë me miqtë si ShBA dhe vendet tjera mike evropiane ,Kosova sot do të mund të ishte pjesë e Këshillit të Evropës ,sepse vendet si SHBA ,Gjermania ,Franca dhe Italia e të tjera kanë ndikim të madh aty,sikur edhe u pa mjaftë qartë. Mos anëtarësimi i Kosovës në këtë kohë në Këshillin e Evropës është një humbje e madhe e një shansi të papërsëritshëm historik,sepse tani ishte rasti i volitshëm për t'u bërë Kosova pjesë e kësaj organizate tepër të rëndësishme. Jemi në shekullin XXI ,kanë ndryshuar shumë gjëra, asnjë shtet as i madh, e lëre më shtet i vogël dhe i ri sikur është Kosova nuk mundet pa miq e aleat me u avancuar dhe me u integruar në institucionet dhe organizatat evropiane dhe ndërkombëtare. Serbia loboi për ta penguar me çdo kusht Kosovën të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës, ajo i gjeti pikërisht ato vendet ku mund ta pengonin këtë proces, tek ato vende me ndikim ku e dinte qartë se do ta ndalnin trenin e Kosovës i cili ishte nisur për të mbërrit te qëllimi i tij në Këshillin e Evropës.

Në anën tjetër Kosova nuk pati asnjë plan B, as plan C, e as plan strategjik për të lënë me gojë hapur Serbinë e cila priste me padurim që Kosova të mos anëtarësohej në Këshillin e Evropës. Kosova ka mundur që të lëviz në mënyrë strategjik në kërkesat e atyre vendeve dhe kështu të merrte sot çelësin e hyrjes në Këshillin e Evropës dhe vendin e saj brenda kësaj organizate. Republika e Kosovës është dashur të ishte sot anëtarja më e re e Këshillit të Evropës, po të kishte vepruar sikur thoshte mikja e madhe ShBA dhe disa nga vendet mike evropiane. Por, duke parë se asnjë lëvizje nuk u bë për ta marrë bekimin e anëtarësisë në këtë organizatë të rëndësishme ,atëherë edhe sot Kosova mbeti jashtë Këshillit të Evropës. Kosova e humbi shansin historik të anëtarësimit në Këshillin e Evropës Tani nuk dihet se kur mund të jetë në rend dite çështja e anëtarësimit të Kosovës aty, aq më tepër do të dalin edhe pengesa tjera sikur dolën edhe gjatë kohës kur Kosova priste për liberalizimin e vizave që tani më është bërë realitet por pas shumë viteve. Me pak fjalë, sot Kosova humbi shansin e saj historik, dhe me këtë edhe shtyhet për tri vjet anëtarësimi në Bashkimin Evropian; p.sh. nëse Kosova ka pas me u anëtarësua në vitin 2030, nga sot shtyhet për tri vjet. Kjo nuk është mirë për të ardhmen e vendit tonë si një vend që aspiron të bëhet pjesë e familjes evropiane.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".