Politikani serb sfidon shqiptarët të cilët sunduan 20 vjet pa e paditur Serbinë për krime lufte, të prirë nga Hashim Thaçi me kompani menduan vetëm për zhvatje duke qëndruar në pushtet

Politikani serb sfidon shqiptarët të cilët sunduan 20 vjet pa e paditur Serbinë për krime lufte, të prirë nga Hashim Thaçi me kompani menduan vetëm për zhvatje duke qëndruar në pushtet
Politikani serb sfidon shqiptarët të cilët sunduan 20 vjet pa e paditur Serbinë për krime lufte, të prirë nga Hashim Thaçi me kompani menduan vetëm për zhvatje duke qëndruar në pushtet

Gani Qarri

  • 19 May 2024 - 08:56

Shkruan:ANALISTI-Gani Qarri

 

Fakti se vet një politikan dhe qytetar serb, nga Serbia, ka bërë padi në GJND, kundër Serbisë për gjenocid dhe krimet e luftës ndaj shqiptarëve të pafajshëm të Kosovës, është akti më goditës, ndaj partive të inkriminuara shqiptare dhe veçanërisht ndaj Thaçit me compani, që qysh para disa vitesh, në vend të ngritjes së padisë, propagandonin publikisht, faljen e krimeve dhe gjenocidit të Serbisë, të shkaktuara kundër shqiptarëve të pambrojtur të Kosovës.

 

Është turp i madh për një popull, që pretendon se është edhe shtet i pavarur, të mos arrij edhe 25 vite pas përfundimit të luftës, të ngritë një padi në GJND, përderisa Serbia, edhe sot, vazhdon ti mbaj peng mbi 1634 trupa të shqiptarëve të vrarë e të kidnapuar, qysh 25 vite më parë, në Kosovë. Ky është vet kulmi i dështimit dhe veprimi më i pa falshëm i ish lidershipit të inkriminuar qeverisës të Kosovës, që edhe pas 25 vitesh në liri, dhe veçanërisht mbi 16 sosh të pavarësisë, akoma asnjë nga ish partitë qeverisëse, nuk arritën ta dokumentojnë dhe ngritin një padi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë kundër Serbisë për gjenocid dhe krime lufte, ndaj shqiptarëve në Kosovë, akt, që për habi, i pari arriti ta realizoj, vet një politikan serb, i moderuar dhe kundërshtar në të gjitha kohërat, i regjimeve të Serbisë fashiste, qysh nga kasapi Millosheviq, e deri tek pasardhësi dhe ministri tij i informatave, krimineli Aleksandër Vuçiq me vartësit e tij! Prandaj duhet ta kenë për turp dhe ti lënë mandatet partiake e politike, urgjentisht, të gjithë politikanët e dështuar shqiptar, që ishin në krye të shtetit, por pritën që padinë e parë në institucionet e drejtësisë të GJND kundër Serbisë, ta bëjë vet një serb, si Kryetari i Lëvizjes Qytetare “Odgovor”, Boban Bogdanoviq.

 

Kjo dëshmon katërçipërisht, se politikanët e Kosovës dështuan me shumë turp, duke zhgënjyer tepër rëndë dhe në të gjitha drejtimet, qytetarët e Kosovës, përveç aftësisë për hajni dhe përvetësimit të kundërligjshëm të çdo gjëje të vlershme në Kosovë, gjë që flet hapur, se Kosova kishte dhe ka plot plaçkitës, hajna e fajdexhi, që edhe 25 vite pas lufte, qojnë njerëzit në vdekje me vetëvrasje, siç ndodhi vetëm para pak ditësh, por jo edhe politikë dhe politikan të mirëfilltë! Prandaj, atë që nuk arritën kurrë deri më tani, ta bënin politikanët e dështuar gjithanshëm-shqiptar në krye të shtetit të Kosovës, siç ka bërë, të ditur, të enjten, në platformë “X”, e ARRITI i vetëm, Kryetari i Lëvizjes Qytetare “Odgovor”, Boban Bogdanoviq, i cili deklaroi se ka paraqitur zyrtarisht, padi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë – kundër Serbisë për gjenocidin e kryer ndaj shqiptarëve të Kosovës në vitin 1999 dhe i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që ta mbështes në këtë veprim të tij, humanitar dhe ligjoro-juridik. “Sot kam filluar një fushatë zyrtare për popullin e Kosovës dhe Kosovën. Kam paraqitur një padi ndaj Serbisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për të gjitha krimet e kryera në Kosovë dhe veçanërisht për gjenocidin ndaj shqiptarëve të Kosovës në vitin 1999!!!. I bëj thirrje komunitetit ndërkombëtar dhe popullit të Kosovës për mbështetje”, ka shkruar Bogdanoviq, i cili më herët kishte i kërkuar edhe falje popullit shqiptar për krimet që kriminelët serbë i kanë kryer kundër tyre në Kosovë. “Shqiptarët dhe serbët kanë një përgjegjësi të madhe. Ne duhet të ndërtojmë themele të reja të bashkëpunimit dhe miqësisë sonë! Unë gjithmonë do t’i kërkoj falje popullit shqiptar për krimet e kryera në emër të Serbisë nga kriminelët e Millosheviqit dhe Vuçiqit”, ka pohuar Kryetari i Lëvizjes Qytetare “Odgovor”, Boban Bogdanoviq!

 

Ndërkaq, për mbështetjen e tij, ndaj Kosovës, ai thotë se vitin e kaluar është intervistuar edhe nga Agjencia Informative e Sigurisë së Serbisë (BIA), sipas të dhënave të Fondit për të Drejtën Humanitare, gjatë luftës në Kosovë në vitet 1998 dhe 1999, janë vrarë më shumë se 13.500 njerëz, shumica dërmuese e të cilëve ishin civilë shqiptarë. Kurse siç dihet, muaji më i përgjakshëm ishte prilli i vitit 1999 kur u vranë 4,082 shqiptar të pafajshëm. Megjithatë, bazuar në të dhënat nga Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë, që ka monitoruar proceset e gjykimeve në rastet e krimeve të luftës, duke pasur parasysh vendimin e Thaçit & Co, që gjykatat e Kosovës, të mos guxojnë të merren me ngritjen e padive ndaj kriminelëve serb dhe trajtimin e krimeve serbe të luftës në Kosovë, thuhet se deri më tani, në Kosovë, për krime të luftës në procese gjyqësore, kanë qenë të përfshirë vetëm 111 persona, kurse janë dënuar vetëm 41 prej tyre. Andaj, medoemos, kjo nismë e politikanit serb Bogdan Bogdanoviq, duhet ti shërbejë edhe Qeverisë së Kosovës, që pa asnjë vonesë të mëtejme, ta finalizojë edhe ajo vet, sa më parë, padinë e premtuar dhe në asnjë mënyrë, të mos e përfundojë mandatin pa e proceduar, padinë kundër Serbisë në GJND për gjenocid dhe krime lufte ndaj shqiptarëve, kur dihet se nisma e politikanit serb mundë të jetë vetëm një shtytëse plus dhe një avokati shtesë që kishte për ta ndihmuar dhe argumentuar padinë e Kosovës dhe vërtetësuar, provat që ofron Kosova.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".