Qeveria gjermane kishte planifikuar të angazhonte ushtrinë mbrëmë në Munih!

  • 23 July 2016 - 20:22
Qeveria gjermane kishte planifikuar të angazhonte ushtrinë mbrëmë në Munih!

Dalin detaje të reja pas sulmit Amok në Munih të Gjermanisë. Siç njofton e përditshmja gjermane FAZ në numrin e saj të nesërm Qeveria gjermane mbrëmë kishte shpallur në gjendje të gadishmërisë së lartë Ushtrinë e shtetit të saj.

Ministrja e Mbrojtjes në Qeverinë e Gjermanisë Ursula von der Leyen i ka thënë FAZ-it që ajo menjëherë pas sulmit kishte urdhëruar që një Njësit i forcave speciale të vihej në gadishmëri të plotë por kjo nuk kishte ngjarë pasi ishte parë që sulmi ishte kryer vetëm nga një person.

Përndryshe sot Kancelarja Merkel është shprehur  e tronditur për sulmin në Munih. Gjermania mban zi me „zemër të vrarë, për ata që nuk do të kthehen më kurrë në familjet e tyre“, tha Merkel. Ajo iu adresua familjeve të të vrarëve. „Ne jemi me mendimet tona tek ju, ne ndajmë dhimbjen tuaj, ne vuajmë bashkë me ju.“ Nga ana tjetër Merkel lëvdoi punën e policisë. “Ata janë në kuptimin më të mirë ndihmës dhe mbrojtës të qytetareve dhe qytetarëve. Bashkëpunimi mes autoriteteve bavareze dhe atyre të federatës ka funksionuar “ngushtë dhe në vijëmësi”.

Mynihu u trondit nga një sulm amok të premten në mbrëmje. Nëntë vetë janë vrarë në qendrën tregtare në Mynih, në fund atentatori vret veten, 27 të tjerë të plagosur, 10 prej tyre rëndë, ku ndodhet edhe një 13 -vjeçar, tha policia. Ndër viktimat janë tre shqiptarë nga Kosova. Humbja e jetës së tre të rinjve nga Kosova është konfirmuar edhe nga policia. Shumica e viktimave janë të rinj. Policia konfirmoi të shtunën se atentati nuk ka lidhje me të ashtuquajturin “Shtet Islamik”, dhe nuk ka pasur sfond terrorist. Edhe shërbimet sekrete amerikane kanë konfirmuar se autori i krimit ishte shiit, dhe nuk ka pasur lidhje me IS-in.

(Kosova Sot)