Policia gjermane: S’ka shpërthim në Gjermani (Foto)

  • 27 July 2016 - 18:22
Policia gjermane: S’ka shpërthim në Gjermani (Foto)

Policia gjermane në Berlin ka reaguar ndaj lajmit se pranë Zyrës së Emigracionit në Zirndorf ka ndodhur një shpërthim.

Policia ka demantuar mediat duke thënë se nuk ka asnjë shpërthim.

“S’ka shpërthim, asnjë i plagosur, personeli është në vend, s’ka asnjë rrezik në Zirndorf”, kanë shkruar policia në twitter.

Më herët u dha lajmi në mediat ndërkombëtare se shpërthimi ndodhi në një kontejner.

(Kosova Sot)