Putini arrin në Slloveni, pritet të takojë Presidentin Pahor

  • 30 July 2016 - 16:27
Putini arrin në Slloveni, pritet të takojë Presidentin Pahor

Presidenti rus Vladimir Putin ka arritur në Slloveni ku do të zhvillojë bisedime me homologun e tij slloven Borut Pahor.

Temë e diskutimeve pritet të jenë në nivelin ekonomik , mbi tregëtinë dhe për problemet rajonale dhe globale.

Vizita e Putinit në Slloveni do të zhvillohet për nder të njëqind vjetorit të ndërtimit të kishes ruse në kalimin malor Vrsic, në të cilën ceremoni priten të marrin pjesë të dy presidentët.

(Kosova Sot)