Obama “i thotë” Grabovcit: Prej nëntorit mbes pa punë, kam dëgju që ti po fut njerëz në punë!
Pas aferës të njohur si “Pronto 2” – të përgjimeve të deputetit të PDK-së, Adem Grabovci, ku ai intervenon në shumë raste për të punësuar persona të afërt me partinë tij – vjen një fotomontazh interesant.
Një nga satiristët më të mëdhenj në Kosovë, i njohur si Xenini, vë në një pamje Grabovcin me presidentin e tashëm të SHBA-ve, Barack Obaman. Obama, Grabovcit i “thotë: “Kam dëgju që po fut njerëz në punë? Prej nëntorit unë mbes pa punë e nëse kishe mujt”!
Për më shumë, shikojeni fotomontazhin.
(Kosova Sot)