Sot, protestë në Kosovë kundër nominimit të Jeremic-it për Sekretar të Përgjithshëm të OKB-së

  • 25 August 2016 - 12:35
Sot, protestë në Kosovë  kundër nominimit të Jeremic-it për Sekretar të Përgjithshëm të OKB-së

Sot nga ora 12:00 do të protestohet në sheshin Zahir Pajaziti nominimi i Vuk Jeremic-it për Sekretar të Përgjithshëm të OKB-së.

Ja komunikata:

Thirrje për protestë :

Nënat e Srebrenicës dhe Zhepës i kanë dërguar letër proteste të gjithë ambasadorëve të shteteve anëtare të Këshillit të Sigurimit dhe Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së duke kundërshtuar nominimin e Vuk Jeremic-it për Sekretar të Përgjithshëm të OKB-së. Antishqiptari më i madh dhe ish-ministri i Jashtëm serb Vuk Jeremiq ka kandiduar dhe ka gjasa të zëvendësojë Ban Ki-Moonin në krye të OKB-së, me mandat 10-vjeçar.

Nëse ky person do të marr votat që po pretendon, atëherë Kosova do ta humbë anëtarësimin në OKB.

Ne e kemi obligim të ngrisim zërin e protestës. Serbia nuk ka kërkuar falje, nuk është dënuar pë gjenocidin, nuk është demillosheviqizuar!

Për hir të të gjithë dëshmorëve të kombit, për hir të të gjitha nënave shqiptare që janë veshur me të zeza tash e 16-të vite, vajzave dhe grave të përdhunuara, për hir të të gjitha familjeve kosovare që ende nuk u janë gjetur eshtrat e familjarëve të zhdukur gjatë luftës së 99-së, ju ftojmë në protestë masive të shtunën më datën 03 shtator 2016 në orën 12:00 tek sheshi Zahir Pajaziti.

(Kosova Sot)